English

Qeveria e re greke nis punën me ministrat e ndryshuar

Athinë, 11 shtator, NOA – Qeveria e re greke ka nisur punën me ministrat e ndryshuar në kabinetin e saj, lëvizje këto që kryeministri i saj Jorgos Papandreu i ndërmori në kuadrin e administrimit të paketës për daljen sa më parë të vendit nga kriza ekonomike.

Mbledhja e parë e qeverisë së re Papandreu 2, është zhvilluar në mjediset e portit të Selanikut, pasi Papandreu e ka zgjedhur atë si vend simbolik në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare që zhvillohet çdo shtator në këtë qytet.

“Gjatë 11 muajve të parë të vitit, u detyruam të përballonim një krizë që ky vend nuk e ka përballuar kurrë më parë në historinë e tij moderne. Dhe kemi arritur një sukses. Pa u rënë këmbanave të alarmit arritëm që vendi ynë të qëndrojë në këmbët e tij në kushtet më të vështira të dhjetë-vjeçarit të fundit”, tha Papandreu.

Ndërkaq, ditën e nesërme ai pritet të mbajë një konferencë të zgjeruar për mediat, ku pritet të pohojë mesazhe optimiste për bashkëqytetarët e tij.

n.e/NOA

KOMENTE