Selanik, 11 shtator, NOA - Policia greke arresoi sot një 49 vjeçar, i cili tentoi të qëllojë me këpucë kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, i cili po merrte pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.
49 vjeçari iu afrua kryeministrit gjatë kohës që ishte duke vizituar një nga stendat e panairit dhe e qëlloi atë me këpucë, por fatmirësisht pa e prekur.
Burri 49 vjeçari me profesion laburant u neutralizua menjëherë nga truprojat e kreut të qeverisë greke dhe u arrestua më pas nga policia.
Bashkë me të policia shoqëroi edhe vajzën e tij 15 vjeçare dhe një tjetër person. Mësohet se 49 vjeçari është anëtar i organizates Fronti Kombëtar Patriotik.
Ai deklaroi se sulmi ndaj kryeministrit kishte si shkak masat shtrënguese ekonomike të qeverisë.
mit/NOA