Los Anxhelos, 11 Shtator, NOA- Sharon Stone do të shtrohet në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Cedars-Sinai në Los Anxhelos. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në apandesit duket se për aktoren ka pasur komplikacione.
Sharon duhej të nisej mëngjesin e djeshëm për në Los Anxhelos, por nuk mundi të shkojë për shkak të sëmundjes dhe aktualisht është shtruar për analiza në një spital në qytetin kalifornian.
Çfarë fillimisht dukej si një sëmundje e lehtë tani është duke marrë përmasa më serioze. a.e./NOA