Nju Jork, 11 shtator 2010 NOA/DW - Nëntë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit SHBA kujtojnë këtë të shtunë gati 3.000 të vrarët. Ceremonia errësohet sivjet prej zhurmës rreth priftit protestant amerikan Terry Jones, i cili pati paralajmëruar një djegie publike të kuranit duke shkaktuar në këtë mënyrë indinjatë në mbarë botën.
Edhe ndërtimi i diskutueshëm i një xhamie te Ground Zero në Nju-Jork po ngjall diskutime të ndezura. Janë planifikuar demonstrata të përkrahësve dhe të kundërshtarëve të xhamisë.
Në Nju Jork mijëra qytetarë shprehën me anë të një vigjiljeje me qirinj solidaritetin me myslimanët. Në orën 8.46 me të Nju-Jorkut mbahet një minutë heshtjeje. Në këtë moment shpërtheu në World Trade Center avioni i parë i udhëtarëve i rrëmbyer prej islamistëve.
Veprimtaria përkujtimore qendrore me presidentin Barack Obama, do të zhvillohet sivjet në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes në Uashington.
Edhe Pentagoni ishte objektiv i pilotëve të vdekjes. Presidenti amerikan ritheksoi vendosmërinë e qeverisë së vet për ta kapur dhe për ta vrarë kreun e rrjetit terrorist Osama bin Laden.
{youtube}zdo7aWfTRXM{/youtube}