English

SHBA përkujton sot përmes ceremonive, 9-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Uashington, 11 shtator, NOA – Përmes një ceremonie përkujtimore në Pentagon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përkujtojnë sot nëntë-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Do të jetë vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gejts, të cilët bëhet me dije nga mediat amerikane se do do të marrin pjesë sot në këtë ceremoni nderi.

Ndërkaq, bëhet me dije se në ceremoninë zyrtare në Nju Jork do të marrë pjesë edhe nënpresidenti, Xhozef Bajden dhe zonja e parë, Mishel Obama.

Ata do të nderojnë kështu jetën e humbur të 2752 njerëzve që u ndanë nga të dashurit e tyre gjatë sulmeve të dhimbshme të 11 shtatorit 2001.

Konkretisht, është parashikuar që pikërisht në vendin ku ndodhën sulmet, të mbahen disa minuta zie.

Bëhet fjalë për vendin pranë Qendrës Botërore të Tregtisë, pikërisht aty ku u goditën dy kullat binjake.

n.e/NOA

KOMENTE