Palermo, 11 shtator, NOA - City është i gatshëm për të çuar në drejtim të Palermos një tjetër ofertë tepër të rëndësishme dhe kjo për të siguruar shërbimet e sulmuesit të tyre Javier Pastore, pas refuzimit të 25 milionë eurove të paraqitura në këtë sezon veror të merkatos Zamparint.
Sheiku Mansour me sa duket është i gatshëm të të bëjë çmendurinë e radhës për talentin argjentinas, lojtari cili pëlqehet dhe nga Inter.
Ideja është ajo që të sjellin Pastoren që në muajin janar pasi kjo ka qenë dhe dëshira e Mançinit për përforcimin e radhës në skuadrën e tij.
r.b/NOA