English

Studimi: Në Suedi vetmia ‘vret’ 60% të popullatës, në vendet mesdhetare 10-15%

Stokholm, 11 shtator, NOA - Suedia ka arritur së fundmi një rekord botëror për personat e vetmuar: mëse 60 % e popullatës jeton jo në çift, ndërsa familja është zëvendësuar me internetin.

Ky ka qenë përfundimi i trishtë i nxjerrë nga një studim i Universitetit të Uppsalas, i cili tregon sesi vendet e tjera të industrializuara evropiane si Finlanda, Danimarka apo Gjermania e kanë treguesin e vetmisë në nivelet prej 39%, 37% dhe 34%, ndërsa në vendet mesdhetare janë shënuar shifra midis 10%-15%.

Drejtuesit e tij kanë pohuar se shifrat e larta në Suedi flasin për njerëz që jetojnë vetëm, pa dikë për të ndarë gëzimet dhe hidhërimet, në studiot e mbyllura, të pajisura me kompjuter dhe pa ngrohtësi njerëzore, megjithëse të lirë në maksimum.

Kështu, thuhet se në Stokholm, single është 59% e popullsisë, duke përbërë një rekord botëror.

E kjo, pasi sot, të gjitha gratë punojnë dhe janë ekonomikisht të pavarura, e prandaj martesa iu duket kaq e largët.

"Shoqëria jonë është në zhvillim drejt një individualizmi, i cili nuk duhet domosdo të interpretohet negativisht", thotë Lars Tornstam, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Uppsalas.

Ai vazhdon: "Në disa vende, ne jemi të detyruar të jetojmë me anëtarët e familjeve të tjera për arsye të varësisë ekonomike dhe se bashkëjetesa shpesh interpretohet si mungesa e lirisë për individin, i cili gjithnjë duhet të sillen në përputhje me nevojat e të tjerëve. Kështu, ata që jetojnë vetëm shpesh kanë një rrjet të gjerë të njohurish dhe miqësish, që i bëjnë shumë më të lirë të zgjedhin kontaktin social që preferojnë", justifikon realitetin e vendit të tij, profesori suedez.

Sipas tij, përqindja më e lartë e personave single është gjetur në mesin e burrave dhe grave 30-vjeç, të cilët shpesh përjetojnë martesa të dështuara.

"Por në këtë grup-moshë është edhe numri më i madh i shfrytëzuesve të të gjitha formave të komunikimit elektronik, - vazhdon Lars Tornstam, - Facebook, Tuitter, E-mail dhe të gjitha mundësitë e ofruara nga ana e internetit. Në këtë, Suedia është një udhëheqës botëror në çdo fushë, nga celularët në Iphone4. Gjithashtu, në qoftë se punoni gjithë ditën në mes të kaq shumë njerëzve, e gjeni relaksuese të mund të pushoni në vetmi në darkë”, vazhdon sqarimin e tij suedezi.

Kjo nuk do të thotë sipas tij, se ne duhet vazhdimisht dëgjojmë ankesa, të shprehur në gazeta, në radio apo televizion, që shumë njerëz që jetojnë vetëm dhe të ndjehen të margjinalizuar.

Ndërkaq, që vetmia është e dëmshme për shëndetin, madje edhe si shkaktare e sëmundjeve të tilla si obesiteti dhe alkoolizmi, është konfirmuar nga një studim i kryer mbi 300.000 njerëz nga iniversiteti i Utah, SHBA.

"Mungesa e kontaktit shoqëror mund të shkaktojë keqësimin e trupit të njeriut, duke shkaktuar konkretisht tymosjen e 15-20 cigareve në ditë,," thotë profesor Denny Vaagerö, një ekspert në sociologji mjekësore.

n.e/NOA

KOMENTE