English

Të shkelësh një mace me makinë, përbën krim penal që do të dënohet

Milano, 12 shtator, NOA - Shkelja e një maceje dhe më pas moskujdesja ndaj tyre, tashmë përbën një krim penal për çdo drejtues automjeti.

Njoftimi është bërë i ditur nga prokuroria në Milano, e cila ka paraqitur një vendim në lidhje me këtë çështje.

Fjala e fundit tashmë i takon vetëm Gjykatës së Kasacionit, e cila do të marrë një vendim mbi çështjen e një gruaje 42-vjeçare, e cila në vitin 2008 në drejtim të automjetit të saj ka shkelur pikërisht një mace.

Më pas, ajo nuk është përpjekur aspak për ta ndihmuar atë, kjo dhe pse shoqëruesja e saj në makinë e kishte ftuar të bënte diçka të tillë.

Në drejtim të 42 vjeçares, tashmë rëndon akuza e keqtrajtimit të kafshëve.

Në të vërtëetë dukuria e vrasjes së qenve dhe maceve nëpër rrugë, kryesisht në autostrada është e përhapur jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri.

Çdo ditë në rrugët e vendit tonë pikasen qen dhe mace të shtypur nga automjetet dhe rrallëherë ndonjë drejtues mjeti mund të jetë sensibilizuar për të ndihmuar kafshët e pambrojtura.

Ca më keq, bashkitë në vend, kryejnë akte të papërgjegjshme të vrasjes së qëllimshme të qenve me aksione periodike duke paguar gjuetarë privatë që të shfarosin qentë nëpër rrugë me pretendimin evaziv se mund të kafshojnë njerëzit.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që kryen vrasje të organizuar të kafshëve të pambrojtura. Praktika ndërkombëtare është shumë e thjeshtë. Ata futen në streha të posaçme kujdesi dhe mirëmbajtjeje dhe më pas u ofrohen familjeve për t’i mbajtur.

r.b/NOA

KOMENTE