Hamburg, 11 shtator, DW – “Serbia në të ardhmen nuk do të kryejë më aksione luftarake për rimarrjen e Kosovës”.
Kështu shprehet në një intervistë, prof.dr. Ulrich Karpen nga Universiteti i Hamburgut, specialist për çështjet konstituitive dhe të drejtën ndërkombëtare mbi interpretimin nga specialistët të tekstit të rezolutës së fundit për Kosovën.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovoi dje një rezolutë të re për Kosovën. Ju keni në dorë tekstin e kësaj rezolute. Si e interpretoni atë???????
Siç pritej, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu vendimin e marrë nga Gjykata Ndërkombëtare. Përveç kësaj Asambleja e Përgjithshme është pro propozimit të Serbisë dhe të pjesës më të madhe të vendeve të BE-së dhe më e rëndësishmja është që e gjitha nuk ka të bëjë me aktin ligjor të njohjes, por me fillimin e një dialogu midis Bashkimit Evropian, Serbisë dhe Kosovës për të sjellë paqen në këtë rajon të vështirë. Fillimi i bisedimeve për bashkëpunimin miqësor është ajo, çka i duhet në radhë të parë BE-së, Kosovës dhe Serbisë.
Por kjo është pjesa politike, nuk ka të bëjë me çështjen e kufijve dhe të statusit, apo jo?
Ka të bëjë si jo, pjesa politike është si gjithnjë shumë e rëndësishme, tregon për të ardhmen dhe pengon lindjen e tensioneve dhe aksionet jomiqësore midis shqiptarëve dhe serbëve. Pjesa juridike është e rëndësishme, kjo është pika e parë. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare thotë që shpallja a pavarësisë nga Kosova nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me një shkëputje nga Serbia, një pjesë e territorit të shtetit serb u bë e pavarur dhe shpalli pavarësinë. Sipas të drejtës ndërkombëtare humbja e një territori ndodh, kur forca e re shtetërore që është krijuar, i shkon punës deri në fund. Pra faktikja, siç thatë dhe ju, politikja është vendimtare. Një forcë e re shtetërore futet në jetë (si në rastin e Kosovës), thotë Gjykata dhe e drejta ndërkombëtare, nëse shteti i parë ka hequr dorë nga sovraniteti territorial, këtë Serbia nuk e ka bërë, ose nëse kushtet e sjellin që ripushtimi e territoreve të humbura të mos ketë më mundësi të ndodhë. Për këtë çështje vazhdojnë diskutimet. Ministri serb thotë se Serbia nuk do të heqë dorë.
Do të thotë kjo se do përdoren dhe mjete të tjera??
Jo. Atë që vendosi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, unë e interpretoj në këtë mënyrë: Serbia në të ardhmen nuk do të kryejë më aksione luftarake për rimarrjen e Kosovës. Dhe këto janë kushtet, e para se është bërë shpallja e pavarësisë dhe e dyta kushtet janë të tilla që shteti që e ka humbur territorin, në këtë rast Serbia nuk ndërmerr aksione luftarake për rimarrjen e territoreve. Shumë e rëndësishme për njohjen juridike të Kosovës është njohja nga shtetet e tjera, kjo ndërkohë ka ndodhur dhe unë jam i sigurt se vendimi Asamblesë së Përgjithshme do të çojë në një valë të re njohjesh. Për këtë është i rëndësishëm vendimi, që u muar dje nga bashkësia e shteteve, nga Asambleja. Ky vendim nuk është vendim për njohjen e Kosovës nga bashkësia e shteteve, kjo nuk mund të thuhet, sepse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është shprehur me shumë kujdes duke thënë se është dakord me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, që thotë se shpallja e pavarësisë nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër vendimi përqëndrohet tek bashkëpunimi miqësor. Unë e vlerësoj vendimin si të mençur, shumë të kujdesshëm e megjithatë në pikat më të rëndësishme për njohjen juridike me pohime shumë të qarta. Tani janë hapur dyert për një kooperim miqësor dhe është pranuar ligji i të drejtës ndërkombëtare, i cili thotë se e drejta ndërkombëtare bazohet në faktiken, në atë që është realizuar ndërkohë, në këtë rast ndarja e Kosovës. E thënë shkurt, një shtet, që është kthyer në të pavarur, nuk mund ta rimarrësh me shpatë, thotë e drejta ndërkombëtare. Natyrisht që mund të fillohet një luftë, kjo është e vërtetë, por ky në fakt nuk do të ishte instrument juridik për rimarrjen e shtetit, që është ndarë, që ka zbatuar sesecionin.??
Deutsche Welle