English

Wikileaks, publikime të reja për luftën e amerikanëve në Irak

Uashington, 11 shtator, NOA – Faqja e internetit, Wikileaks, e cila u bë e njohur pak javë më parë për publikimin e mjaft dokumentave sekrete të ushtrisë amerikane në Afganistan, bëhet me dije se së afërmi do të publikojë dokumente amerikane mbi luftën në Irak

Në fund të korrikut, WikiLeaks publikoi 90.000 raporte ushtarake amerikane të viteve 2004-2010, duke përfshirë shumë informacione nga fronti i luftës në Afganistan.

Lajmi është bërë me dije nga mediat amerikane, sipas të cilave, platforma e internetit Wikileaks, e specializuar në zbulime, do të nxjerrë materiale deri tani të pazbuluara rreth fakteve të luftës në Irak.

Për të cilat, thuhet se do të jenë tre herë më të mëdhaja si sasi se materiali i publikuar në fund të korrikut.

Para pak ditësh, vetë drejtuesit e WikiLeaks njoftuan se do të publikojnë raporte të tjera të fshehta ushtarake për Afganistanin, përveç atyre që kanë nxjerrë në dritë javët e fundit, publikimet e të cilave janë shoqëruar me debate të ashpra.

Kështu, megjithë presionin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes kundër publikimit të materialeve të tilla, themeluesi i kësaj faqeje, Julian Assange, deklaroi nga Londra se bëhet fjalë për 1 500 dokumente të reja që do të vendosen brenda saj.

n.e/NOA

KOMENTE