English

Atentat në qendër të Vlorës, plagoset rëndë 25-vjeçari nga 2 të maskuar

Vlorë, 12 shtator 2010 NOA – Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Vlorës pasi u qëllua me armë zjarri në një atentat që u krye nga persona të maskuar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur pran vendit të quajtur Atelia në qendër të qytetit jugor bregdetar. Viktimë e ngjarjes ka mbetur Kujtim Osmani, 25 vjeç, lindur e banues në Vlorë.

Kanë qenë të paktën dy persona të armatosur dhe të mbuluar me kasketa që e kanë sulmuar të riun vlonjat ndërsa gjendej në ecje e sipër me automjetin e tij tip Renault me targa të Fierit duke shtënë me pesë plumba të një pistolete me silenciator.

Menjëherë më pas autorët janë zhdukur në drejtim të paditur, dyshohet me një motor kurse në ikje e sipër kanë hedhur dhe armën me të cilën u krye atentati.

I plagosuri u dërgua në gjendje kritike për jetën në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

a.d/e.r/NOA

KOMENTE