English

Copola triumfon në Venecia me filmin “Somwhere”

Venecia, 12 shtator, NOA - Regjisorja Sofia Copola ka dalë fituese e festivalit të 67-të të filmit në Venecia.

Ajo ka marrë çmimin “Luanin e Artë” për filmin e saj “Somëhere”. Regjisorja 39 vjeçare e cila është duke ndjekur hapat e babait të saj, Francis Ford Copola, në filmin e saj sjellë historinë e një aktori hollivudian në depresion, të cilit i ndryshon jeta kur takon vajzën e tij 11 vjeçare.

Rolet kryesore në filmin fitues i luajnë Stephen Dorf dhe Elle Faning. Kishte spekulime se kryetari i jurisë së festivalit, Quentin Tarantino, mund të kishte konflikte interesi me tre regjisorë në garë, pasi Sofia Copola është ish e fejuara e tij, Monte Hellman mik i vjetër, ndërsa ka interpretuar në të kaluarën me regjisorin Takashi Miken.

Dy të parët fituan çmime dhe për këtë arsye, ende ekzistojnë dyshimet për manipulim.

a.k/NOA

KOMENTE