Ankara, 12 shtator, NOA - Turqit vendosin këtë sot për reformën e diskutueshme politike të kushtetutës.
Rreth 50 milionë njerëz me të drejtë vote janë thirrur të votojnë për një paketë e cila përmban 26 ndryshime.
Kryeministri Rexhep Taip Erdogan u premtoi qytetarëve me reformën më shumë demokraci dhe të drejta.
“Çdo votë e dhënë nga ju nuk shkon për AKP-në por për ju, për të ardhmen tuaj dhe fëmijët tuaj”, tha Erdogan.
Kritikë nga radhët e opozitës akuzuan Erdoganin dhe partinë e tij qeveritare islamike-konservatore AKP se me këto reforma ata dëshirojnë të kenë nën ndikimin e tyre drejtësinë turke.
Referendumi zhvillohet në 30 vjetorin e puçit ushtarak të 12 shtatorit 1980. Rregullat e deritanishme kushtetuese ishin vendosur nga pushtetmbajtësit e atëhershëm ushtarak.
a.k/NOA/DV