>> Bode akuzon ish-komunistët
>> Përkujtohet vrasha para 12 vitesh
Tiranë, 12 shtator, NOA – Në 12-vjetorin e vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari ka bërë dhe një herë apel për zbardhjen e ngjarjes, motivet e së cilës sipas saj ende nuk janë sqaruar plotësisht. dhe duke vleresuar se eshte PD ajo qe duhet te merret me ceshtjen.
Pas homazheve që ka bërë së bashku me vajzën dhe djemtë në memorialin e Azem Hajdarit, gjyqtarja ka thënë se ngjarja është trajtuar në mënyrë shumë të shpejtë dhe kolegët e saj që janë marrë me çështjen janë detyruar të anashkalojnë shumë fakte.
“Azemi nuk është vrarë për arsye familjare, por për arsye politike. Kolegët e mi janë koshientë se kanë qenë të detyruar të shmangen nga motivi i ngjarjes. Që nga motivacioni i çështjes, faktet etj. Azemi nuk është vrarë për arsye familjare dhe të gjithë e dinë këtë. Ajo çështje nuk është zbardhur”, u shpreh Fatmira Hajdari.
Ajo ka theksuar se çështja duhet hapur sërish derisa të arrihet zbardhja e saj e plotë. Juristja dhe bashkëshortja e deputetit Hajdari ka theksuar se cështja e vrasjes së burrit të saj i përket Partisë Demokratike.
a.k/NOA