Londër, 13 Shtator, NOA- Për The Oxford English Dictionary është një ngjarje e trishtuar për shkak se është shumë nostalgjik për asgjësimin e publikimit të ardhshëm të fjalorit të famshëm që është i përdorur në mbarë botën. Autorët i kanë thënë stop publikimit.
Edicioni i tretë i Oxford English Dictionary ka të ngjarë të mos e shohë dritën e një versioni të shtypur. "Tregu për fjalorët letër është duke u zhdukur. Unë nuk mendoj se edicioni i tretë do të jetë në letër, tha Nigel Portwood, administratori i Oxford University Press, i cili prodhon fjalorët në gjuhën angleze.
Edicioni aktual i fjalorit historik të gjuhës angleze antik dhe modern, i botuar në vitin1989 në njëzet vëllime, është në internet prej më shumë se një dekade dhe merr dy milion vizita në muaj nga abonentët që paguajnë për anëtarësimin 240 sterlina në vit.
Kur të përfundojë edicioni i tretë, tani vetëm 28% i gatshëm, interneti do të jetë aq i kudogjendur, sa është e panevojshme që të dalë një version i shtypur i fjalorit.
Oxford University Press ka siguruar se nga libraritë nuk do të zhduket Oxford Dictionary of English.
Kur do të ketë version të ri në letër? I fundit është i viti 1989 ... dhe gjithashtu mund të jetë i fundit. Ndërkohë, versioni online i rinovuar do të dalë në dhjetor.
a.e./NOA