Gaza, 12 shtator, NOA - Tre palestinezë u vranë nga goditjet e tankeve izraelite në Rripin e Gazës.
Sulmi i ushtrisë izraelite erdhi si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të dy raketave nga militantët e Hamas, nga të cilat nuk pati viktima.
Sipas stafit mjekësor dhe ushtarakëve të sigurisë të Organizatës Hamas, tre palestinezët e vrarë ishin bujq nga qyteti Beit Hanun, në kufi mes Izraelit dhe Gazës. Sipas të njëjtave burime, nga goditjet e tankeve izraelite u plagosën edhe tre palestinezë.
Bombardimet erdhën pas sulmit me raketa të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit. Ndërkaq ushratakët izrealitë kanë bërë të ditur se kontrollojnë zonën dhe se nga lëshimi i raketave nuk ka pasur asnjë dëmtim në forcat e tyre.
mit/NOA