Bajkal (Siberi), 12 shtator, NOA – Studiuesit rus thonë se në liqenin siberian Bajkal mund të kenë gjetur i një prej thesareve të njohur me emrin "floriri i Kollçakut". Pjesëmarrësit e ekspeditës shkencore "Batiskafët "Mir" në Bajkal" gjatë kohës së zhytjeve në thellësira të mëdha, në rajonin e rrugës hekurudhore që kalon rreth e përqark Bajkalit, gjetën disa objekte të shndritshme, të ngjashme me shufra floriri.
Për këtë njoftoi përfaqësuesi i Fondit të ruajtjes së liqenit Bajkal. Ekspedita tashmë që prej kohësh merret me kërkimin e artefakteve të shumta në fundin e Bajkalit.
Ndër to një pjesë të rezervave të floririt të Perandorisë Ruse, që po e transportonte gjatë kohës së Luftës civile admirali Aleksandër Kollçak.
Sipas një prej versioneve, vagonët me rezervat e arit dolën nga shinat e shtruara fare pranë bregut të Bajkalit dhe u fundosën në liqen.
NOA