English

Greqia nuk gjen paqe, sërish protesta kundër politikës së kursimeve

Athinë, 12 shtator, NOA - Disa mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Selanikut në shenjë proteste ndaj politikës së kursimeve të qeverisë greke. Ata protestuan kundër shkurtimeve të pagave dhe rritjes së taksave.

Por gjatë protestave një grup prej 500 personash u shkëput nga demonstratat dhe filloi të gjuajë gurë ndaj policisë.

Policia përdori shkopinjtë e gomës dhe arrestoi disa persona. Ministri i Financave Giorgos Papaconstantinou kishte siguruar më parë se qeveria nuk do të heqë dorë nga kursi i saj i kursimeve.

NOA

KOMENTE