Prishtinë, 12 shtator, NOA – Ka qëndruar në hotel për 11 ditë, por në fund të “pushimeve” nuk ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar nga pronari. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë dhe klienti që nuk ka derdhur shumën e detyruar është arrestuar nga policia, raporton Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë.
Por ajo që e ka bërë edhe më interesante këtë ngjarje ka qenë fakti se personi i arrestuar ka qenë austriak.
Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e shtetasit austriak, ndërsa pronari i hotelit ka deklaruar se ai është akomoduat në hotel më datën 31 gusht. Shuma që i detyrohej pronarit të hotelit ka qenë rreth 600 euro.
Por veç shpenzimeve për hotelin austriaku nuk i ka bërë pronarit edhe pagesën për shërbimet taksi që i ka ofruar hoteli.
a.k/NOA