English

Katër autorë shqiptarë në Festivalin e Letërsisë në Berlin

Berlin, 12 Shtator 2010 NOA/ Milena Selimi - Festivali i Letërsisë i cili sivjet do të mbahet nga 15 - 25 shtator në Berlin hyn në edicionin e dhjetë.

Ky njihet si një prej ngjarjeve të mëdha letrare në botë. Shkrimtari dhe publicisti i njohur spanjoll Juan Goytisolo hap këtë vit Festivalin e Letërsisë.

Prania e më shumë se 100 autorëve nga bota premton që publiku gjerman do të ketë rastin të ndjekë një program të pasur letrar i cili do pasohet jo vetëm nga ai tradicional, por edhe nga aktivitete të ndryshme duke filluar nga leximet letrare, diskutimet, forumet dhe prezantimet e përbashkëta të autorëve të botës.

Festivali i Letërsisë në Berlin do të sjellë për publikun e letërsisë seritë : "Letërsitë e Botës", "Letërsia për fëmijë dhe të rinj", "Refleksionet", "Kujtim - fol" dhe "Fokusi" i cili sivjet në tërësi do t'i kushtohet Evropës Lindore.

Shumë autorë nga ky rajon janë ftuar të flasin për zhvillimet në vendet e tyre, rajonet dhe letërsitë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria në këtë Festival prezantohen me katër autorë.

Ali Podrimja dhe Beqë Cufaj nga Kosova, Mimoza Ahmeti dhe Anilda Ibrahimi nga Shqipëria, përmes leximeve, diskutimeve dhe prezantimit të letërsisë së tyre do të kenë fatin të përfaqësojnë shtetet nga vijnë.

m.s/e.r/NOA

KOMENTE