English

Katër të plagosur nga përleshja mes shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 shtator, NOA - Katër persona janë plagosur në përleshjen që ndodhi mbrëmë midis serbëve dhe shqiptarëve në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.

Incidenti ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes së kampionatit botëror të basketbollit Turqi-Serbi, ku grupe tifozësh serb dhe shqiptarë kanë nisur të qëllojnë me gurë. Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë dhe pjesë e incidentit kanë qenë qindra persona nga të dy anët e urës.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se pjesëmarrësit e incidenteve nga të dy anët kanë hedhur gurë ndaj njëri tjetrit.

“Nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet pjesëmarrësve të incidentit. Njësitet policore dhe ato të EULEX-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë lejuar përshkallëzim të incidenteve”, ka thënë Hoti dhe ka shtuar se “situata tash është nën kontroll”.

Ata janë ndeshur me grupin e serbëve, të cilët gjithashtu kishin ndjekur ndeshjen në ambientet e hapura në pjesën veriore.

Pas këtij incidenti ka ndërhyrë policia e Kosovës dhe njësitet e policisë së EULEX për të qetësuar situatën. Një zyrtar i EULEX njoftoi se situata është qetësuar dhe se ura është mbyllur për lëvizjen e mjeteve dhe për këmbësorët.

a.k/NOA/RFE/INA

KOMENTE