English

Koshtunica: Pushteti aktual në Serbi nuk ka legjitimitet politik dhe moral

Beograd, 12 shtator, NOA - Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka deklaruar se pushteti aktual pas disfatës në Kombet e Bashkuara nuk ka legjitimitet politik dhe as moral për të udhëhequr vendin.

Ai ka thënë se ndryshimi i dispozitave kryesore të rezolutës për Kosovën, që Serbia e paraqiti në Kombet e Bashkuara paraqesin “ngritje të flamurit të bardhë në Organizatën Botërore”.

Koshtunica i ka cilësuar si demagogji deklaratat e pushtetit aktual për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

NOA/RFE

KOMENTE