Prishtinë, 12 shtator, NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënoi ashpër sjelljen jo korrekte dhe pengesën në punë të gazetarit të agjencisë së lajmeve “Kosovapress”, Alidin Damati, e ushtruar kjo nga polici Isak Jashari, në Mitrovicë.
Sipas UGK-së, pengesa në kryerjen e punës së gazetarit Damati, është e papranueshme dhe cënim i shprehjes dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve.
Andaj Unioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga polica e Kosovës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e saj të ndërmarrin menjëherë masa ndaj policit Jashari, i cili ka penguar me të padrejtë gazetarin Damati gjatë kryerjes së punës.
Sakaq UGK), i bën thirrje policit Isak Jashari, që të kërkojë falje publike për gjestin dhe sjelljen e ulët të treguar ndaj gazetarit të agjencisë “Kosovapress”.
UGK kërkon gjithashtu nga institucionet e Kosovës dhe nga ato ndërkombëtare, që të punohet më shumë për përmirësimin kushteve për punën e gazetarëve, kushte të cilat sipas UGK-së janë rënduar kohët e fundit.
UGK, i bën thirrje të gjithë kolegëve që të punojnë për lirinë e shprehjes dhe të mos bien pre e provokimeve nga njerëzit që i pengon fjala e lirë.
NOA