English

Krijohet në Ferizaj, Këshilli për zhvillimin e qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ferizaj, 12 Shtator 2010 NOA - Është mbajtur mbledhja përuruese e Këshillit për zhvillimin e qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Ferizaj. Në këtë mbledhje u bë publikimi i anëtarëve të këshillit, prezantimi i figurave të reja nga jeta shoqërore-politike e komunës të cilët kanë aderuar në Lëvizje dhe strategjia e zhvillimit të strukturës së Lëvizjes në Ferizaj.

Ky këshill do të ketë për obligim formimin e pikave të VETËVENDOSJE!-s nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Ferizajt.

Gjithashtu do të organizojë edhe Kuvendin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.

Këshillin për zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj e përbëjnë:

Rizah Xhakli – i diplomuar në Letërsi Shqipe, ish i burgosur politik

Sylejman Bytyqi – Inxhinier i Makinerisë, veprimtar dhe ish i burgosur politik

Urim Cerkini – Doktor i Mjekësisë, Kryetar i Asociacionit të Mjekëve Familjarë të Ferizajt.

Halim Shkodra – Jurist

Florim Shabani – Magjistër i Bujqësisë

Gëzim Hajrullahu – Arsimtar

Xhafer Ramusholli – Profesor

Bekim Qalaj – Profesor

Shqipe Omuri – absolvente në Ekonomi

Sabit Azizi – ish-ushtar i UÇK-së, veprimtar

Jeton Shabani – Inxhinier i Kimisë

Berat Krasniqi – i diplomuar në Veterinë

Avdi Beqiri – veprimtar

Florir Rexhepi – absolvent në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Agron Kelmendi – absolvent në Sociologji

Naim Jakaj – absolvent në Sociologji

Driton Ramadani – veprimtar

Zenun Selimi – absolvent në Bujqësi

a.b/NOA

KOMENTE