English

Kryeministri Thaçi: Keqardhje për personat e lënduar në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 12 shtator, NOA – Pas incidentit që shpërtheu mbrëmë, në veri të Mitrovicës, ndërsa shqiptarët e Kosovës dolën të festonin fitoren e Turqisë si finaliste përballë SHBA-ve në kampionatin botëror të Basketbollit, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu sot keqardhje për personat e lënduar në këtë incident.

Kryeministri i Kosovës në deklaratën e tij pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara theksoi në këtë rast se incidente të tilla nuk e zbehin aspak zhvillimet pozitive në Kosovë.

Zoti Thaçi pohoi gjithashtu se me miratimin e rezolutës së ndryshuar të Serbisë do të duhej të mbylleshin kapitujt një shekullor të konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ngjarja e shpërthyer mbrëmë vonë pas përfundimit të ndeshjes mes Turqisë dhe Serbisë mori jetë në lumen Ibër, në veri të Mitrovicës, ku qindra serbë janë nervozuar pas ngadhnjimit të Turqisë, një fitore që duket se kishte sjellë gëzim edhe për qytetarët e atjeshëm të Kosovës që kishin dalë për të festuar në rrugët e Mitrovicës.

Sipas policisë së Kosovës, nga të dyja anët e urës së lumit Ibër qindra persona kanë hedhur gurë kundër palës kundërshtare dhe për pasojë është lënduar një polic francez i forcave të EULEX-it, dhe disa serbë.

mit/NOA
KOMENTE