Shkodër, 12 Shtator 2010 NOA – Një djalë në moshën 13 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi është masakruar me sende të forta dhe më tej trupi i tij është hedhur në lumë ku edhe është gjetur sot, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Shkodër.
Tragjedia që ka për viktimë fëmijën 13 vjeçar Agim L., lindur e banues në Dukagjin të Shkodrës, ka ndodhur jo larg vendbanimit të tij, ndërsa i vogli kishte dalë afër lumit, pasditen e djeshme.
Dyshimet e para bien mbi disa djem të rinj, banorë të zonës të cilët besohet të kenë kryer vrasje për motive grindjeje, por hetohet dhe pista e grabitjes.
Burime nga policia e Shkodrës konfirmuan se sot pasdite janë arrestuar tre persona, të moshës 19 deri 22 vjeç, të cilët shihen si përgjegjës për vrasjen, por identitetet e tyre nuk janë vërë të ditura ende.
r.d/e.r/NOA Vijon...