English

Një organizatë deklaron se Gafurr Adilit i është bërë atentat në Durrës

Tiranë, 12 Shtator 2010 NOA – Një organizatë e vetëdeklaruar si Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), e cila thotë se është ish-strukturë inteligjente e ish-Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), deklaron se Gafurr Adilit i është bërë atentat në Durrës. Pohimi u bë në një deklaratë për mediat, kurse Policia e Shtetit nuk u prononcua zyrtarisht.

Sipas organizatës, ajo ka arritur të zbulojë se, “strukturat inteligjente (SHISH) të Republikës së Shqipërisë, para disa ditësh (në Durrës) i kanë arrestuar dy agjentë të shërbimit inteligjent sllavo-maqedonas (DBK), të cilët kishin planifikuar një atentat, të tretin me radhë, ndaj Gafurr Adilit”.

Adili, shtetas nga Kërçova dhe me banim në Republikën e Shqipërisë, ka qenë lider i FBKSH-AKSH-SKSH dhe aktualisht është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

Drejtori i SKSH-së, Prof. Dr. Çlirim Presheva tha sot në deklaratën për mediat se Sigurimi Kombëtar Shqiptar publikisht kërkon bërjen publike të hetimeve të përfunduara nga organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë për rastin në fjalë;

Nga ana tjetër, Preshva sugjeroi që “Gafurr Adili të rrisë vigjilencën e tij dhe të mos i nënvleftësojë, siç ka vepruar deri më tani, rreziqet që i kanosën nga agjenturat sllavo-greke; sepse, pas likuidimit të z. Harun Aliu (Komandant Kushtrimit) dhe shokëve të tij, agjentura sllavo-maqedonase dhe shërbëtorët e saj shqipfolës kujtojnë se tani e në të ardhmën do ta ketë më të lehtë me Zotin Gafurr Adili”.

Kjo organizatë e drejtuar nga Presheva, doli sot dhe me një kërkesë tjetër: “Z.Ali Ahmeti të tërhiqet nga rruga e tij të turpit dhe e likuidimit në bashkëpunim me sllavo-maqedonasit të atdhetarëve shqiptarë”.

e.r/NOA

KOMENTE