English

Obama: Opozita ka bllokuar lehtësimet tatimore

Uashington, 12 shtator, NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka akuzuar opozitën republikane se ka bllokuar propozimin e tij të ri që synon lehtësime tatimore dhe nxitje për ndërmarrjet e vogla, me çka po frenojnë mëkëmbjen dhe rritjen ekonomike.

Ai ka thënë se kjo është një goditje për parazgjedhore ndaj Partisë Demokratike.

Presidenti Obama ka pohuar se krizën më të rëndë nga depresioni i madh i viteve të 1930-ta e ka trashëguar nga administrata e Xhorxh Bushit dhe ka porositur votuesit amerikanë që nëse duan atë politikë, republikanët atë do t’ua ofrojnë.

“Jam i bindur se demokratët do të kalojnë mirë në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Barak Obama me rastin e zgjedhjeve për Kongres që mbahen në muajin nëntor.

a.k/NOA

KOMENTE