Indi, 12 shtator, NOA - Së paku 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 300 mijë janë zhvendosur nga vërshimet në verilindje të Indisë.
Vërshimet në shtetet Arunacal dhe Asam kanë rrënuar ura, shtëpi dhe shkolla,, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
“Dëmi nga vërshimet është i madh. Shumë rrugë të disa rajoneve janë krejtësisht të bllokuara”, ka deklaruar Dorje Khandu, ministër në shtetin Arunacal.
NOA