English

Shalsi: Trualli i ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” nuk u është kthyer ish-pronarëve

Tiranë, 12 shtator, NOA- Partia Socialiste ka vijuar edhe sot denoncimin e vendimit të qeverisë për truallin te ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, duke e cilësuar këtë vendim si një akt të pastër korruptiv.

Deputeti i PS-së Eudard Shalsi paraqiti para mediave kontratën e shitjes së pronës, duke theksuar se dokumenti hedh poshtë pretendimin e ministrit Genc Ruli, se prona u është kthyer ish-pronarëve me vlerë zero lekë.

Kjo është prova, “Kontrata shitje e pasurisë së paluajtshme” ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, në datën 9 shtator 2009, para noterit paraqiten palët, qeveria e Sali Berishës. Ndërkohë që në një nen të këtij akti, tregohet sesi çmimi i shitjes së objektit ka edhe një element tjetër”, tha Shalsi.

Sipas tij një pjesë e truallit prej 2984 metër katrorë, që bie jashtë pronës së ish

pronarëve, “krejt në kundërshtim me atë që deklaroi Genc Ruli disa ditë më parë dhe për më tepër me një çmim prej 127 milion e 193 mijë lekësh që është pikërisht ai çmim, që

ju kemi bërë me dije gjatë këtyre ditëve, 3 herë më i ulët sesa i zonave

përreth”, u shpreh Shalësi. Ndërsa ka shtuar se janë 2 vendimet e Këshillit të Ministrave, që e lanë të palëvizur çmimin në truallin e ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”. “Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën kanë frikë të ballafaqohen Sali Berisha

dhe Genc Ruli. Deri më sot ju kemi zbuluar një pjesë të së vërtetës dhe e vërteta është ende e pa plotë. Por ju sigurojmë që në ditët në vijim, ne do t’ju paraqesimnjë tjetër fakt rënqethës në lidhje me atë që ne e konsiderojmë një kapje të mirëfilltë të shtetit”, tha Shalsi.

a.k/NOA

KOMENTE