Shkodër, 12 shtator, NOA – Policia e Shkodrës prangosi sot në mbrëmje tre personat që shkaktuan sot vdekjen në bregut e lumit Shalë në komunën me të njëjtin emër në Dukagjin, të 13 vjeçarit Agim Leraj.
Të arrestuarit janë 26 vjeçari Besnik M. Kodra; 17 vjeçari E. M. Kodra dhe 15 vjeçari S. Mjaçaj, vjeç 15, të tre banues në fshatin Lotaj, të Komunës Shalë.
Policia e Shkodrës konfirmoi për agjencinë NOA se ndalimi i tre personave u bë pasi gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se shtetasit në fjalë në bashkëpunim me njëri tjetrin, shkaktuan vdekjen e 13 vjeçarit Agim Leraj, duke e mbytur në bregun e lumit Shalë, për motive të dobëta.
13 vjeçari mësohet se ishte banues në fshatin “Pjollë” të Komunes Shalë në Dukagjin të qytetit të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi sot në 30 minuta pas mesnatës, kur policia kishte marrë njoftimin se në fshatin Lotaj kishte humbur 13 vjeçari.
Policia e Shkodrës është mobilizuar në kërkimin e tij dhe e ka gjetur në orën 03.30 të mëngjesit 13 vjeçarin të mbytur në ujërat e lumit Shalë.
Pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës u mësua se i mituri, kishte dalë nga banesa, për të kullotur bagëtinë në fshatin “Lotaj”, me shokun e tij, 15 vjeçarin S. Mjaçaj, banues në fshatin “Lotaj”.
Pas kësaj i mituri nuk është kthyer më në shtëpi, gjersa u mësua se ai kishte gjetur vdekjen i mbytur në lumë nga tre personat e lartpërmendur.
Pas kontrolleve të bëra në banesën e Besnik Kodrës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike dhe disa fishekë.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë tre të prangosuri Besnik M. Kodra, E. M. Kodra dhe S. Mjaçaj akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
mit/NOA