English

Skandal në boks: Hatton, shumë drogë dhe alkool (VIDEO)

Shtatë shirita kokainë, 11 pinte Guinness, 4 vodka, dy gota verë dhe një numër të papërcaktuar sambuko.

Këto janë shifrat e maratonës së çmendur të 31-vjeçarit Ricky Hatton, yllit të boksit britanik i cili tashmë ka përfunduar në mediat britanike, ku janë zbuluar detajet e skandalit të harbimit në turin e ndeshjes së boksit.

Bëhet fjalë për 10 orë rresht që boksieri, me nofkën “Hitman”, ka kaluar në një hotel në Mançester dy javë më parë ku s’ka lënë pije alkoolike pa konsumuar nën thithjen e kokainës.

Video dokumenton hap pas hapi Hatton, në veçanti, duke përdorur një kartë krediti për të ndarë në shirita substancën e bardhë (kokainë).

a.e./NOA

{youtube}da2uhBBmpIo{/youtube}

KOMENTE