Tiranë, 12 shtator, NOA – Politikan antikonformistë dhe një demokrat i vërtetët. Ky është vlerësimi që ka dhënë sot Presidenti Bamir Topi për Azem Hajdain, në vizitën që ka zhvilluar në familjen Hajdari me rastin e 12-vjetorit të vdekjes.
“Vijmë si çdo vit për të respektuar figurën e Azem Hajdarit. Natyrisht sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e vlerësojmë figurën e Azem Hajdarit. Një njeri me një shpirt të lirë, një demokrat i lindur, një njeri shumë luajal në politikë, me kolegët e tij, por edhe një njeri antikomformist që do të thotë që zëri i tij, ishte zëri i një demokrati të vërtetë”, u shpreh Topi.
Gjatë bisedës me zonjën Hajdari, fëmijët dhe të afërmit, Topi përkujtoi me nderim e emocion të veçantë kontributin e vyer dhe të udhëheqësit të Lëvizjes Studentore 1990-91 dhe njërit prej politikanëve më të spikatur të demokracisë shqiptare.
Familjarët e Hajdarit pasi falënderuan Presidentin Topi për respektin dhe përkujtimin me nderim të të dashurit e tyre, ndanë së bashku disa prej kujtimeve më të veçanta e të paharrueshme të jetës, punës, veprimtarisë dhe miqësisë personale me Azem Hajdarin.
“Ffigura e tij, me kalimin e viteve, jam i bindur që gjithmonë do të vijë duke u ridimensionuar në kuptimin e zmadhimit real të figurës së tij. Edhe njëherë sot, shpreh edhe para medias, konsideratën e lartë që kam pasur për të përsa kohë kemi bashkëpunuar”, u shpreh Topi.
a/k.NOA