English

Tragjedi në Kentucky, vriten 6 vetë, pas një zënke për vezën e mëngjesit

Washington, 12 shtator, NOA – Një zënkë mes burrit dhe gruas, për mënyrën sesi ishin gatuar vezët për mëngjes ka shkaktuar një tragjedi në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tragjedia nisi kur 47 vjeçari Stanley Neace, pati një akt nervash ndaj bashkëshortes së tij që degjeneroi më pas në të shtëna me armë.

Burri 47 vjeçar qëlloi duke lënë të vdekur në vend gruan e tij si dhe hapi zjarr ndaj katër personave të tjerë që jetonin nën të njëjtën ndërtesë parafabrikate.

Pas tragjedisë që shkaktoi ai u kthye në banesë dhe qëlloi edhe mbi veten, duke çuar në gjashtë numrin e të vrarëve në këtë tragjedi amerikane, të shkaktuar vetëm nga mosshijimi i një veze për mëngjes.

mit/NOA

KOMENTE