Monza, Itali, 12 shtator, NOA – Ferrari triumfon në çmimin e madh të Italisë në Monza.
Ishte piloti spanjoll i kokëkuqes, Fernando Alonso, i cili fitoi në dyluftimin me Xhenson Batton të McLaren.
Ndërsa Button zuri vendin e dytë, piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa mori vendin e tretë në podiumin e Monzas.
Vendin e katërt në këtë garë për çmimin e madh të Italisë e arriti piloti i Red Bull Sebastian Vettel.
Ndërsa pas tij u klasifikuan piloti i Mercedes Nico Rosberg dhe në të gjashtin një tjetër pilot i Red Bull, Mark Webber.
Pas Grand Prix të Monzës që shënoi triumfin e Ferrarit, duket se edhe piloti i Redi Bull Mark Webber mbetet i gëzuar për faktin e thjeshtë se ai numëron plot 187 pikë duke u renditur në majë të kampionatit të F1 dhe lënë pas Lewis Hamilton që mbetet në kuotën e 182 pikëve.
Edhe piloti i Ferrarit Alonso ka përfituar nga largimi që në startin e garës të pilotit të Meklaren, Lewis Hamilton pas përplasjes me një makinë Ferrari, duke u ngjitur në kuotën e 166 pikëve.
Por, Hamilton, i cili deri në garën e Monzës kryesonte kampionatin e F1 thotë se ishte vërtet për të ardhur keq që nuk mundi dot në garën e Monzës, ndërsa thekson se është optimist për çmimin e madh të Singaporit, që do të zhvillohet pas dy javësh.
Në krye të klasifikimit të F1 ndodhet Mark Veber me 187 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 182 dhe Alonso me 166 pikë.
Ndërsa klasifikimin për skuteritë kryeson Red Bull me 350 pikë, e ndjekur nga Meklaren me 347 dhe Ferrari me 290 pikë.
mit/NOA