English

Analiza e kampionateve evropiane, nuk komandojnë ekipet e mëdha

Tiranë, 14 Shtator, NOA- Rezultate të papritura dhe klasifikime të pabesueshme në javët e para të të gjitha kampionateve evropiane.

Duke përjashtuar vetëm kampionatin anglez të Premier League, ku qëndron në kryesim Chelsea i Ançelotit, në Ligën spanjolle kryesues janë Valencia dhe Atletico Madrid.

Në Gjermani janë Hoffenheim dhe Mainz 05. për sa i përket ligës franceze kryesues është ekipi i Tolosa, ndërsa në kampionatin italian të Seria A në mënyrë të pabesueshme është ekipi i Chievos.

Kështu, mund të themi se ekipet e mëdha në kampionatet evropiane, janë në kushte fizike tepër të vonuara dhe ende nuk kanë arritur të gjejnë formën e tyre standarde të lojës dhe fitoreve. Për tu theksuar se diçka e tillë po ndodh shumë pranë fillimit të Ligës së kampionëve, ku gabime të tilla mund të rezultojnë tepër fatale për skuadrat pjesëmarrëse.

r.b/NOA

KOMENTE