Meksikë, 14 shtator NOA - Trafikanti i lëndëve narkotike Sergio Villarreal, i njohur me nofkën “El Grande”, një prej personave më të kërkuar në Meksikë, është arrestuar në qendër të qytetit.
“Ai u kap së bashku me dy persona të tjerë, gjatë një operacioni të forcave policore pa përdorim dhune” – shpjegoi një burim i marinës ushtarake.
Villarreal ishte një ndër protagonistët e luftës, e cila shpërtheu në dhjetor, së bashku me Hector Beltran Leyva për kontrollin homonim të kartelës.
Në luftën mes narko-trafikantëve u vranë me dhjetëra persona. Shefi i kartelës ishte vëllai i Hector, Artur, i cili mbeti i vdekur gjatë një operacioni ushtarak. 30 gushtin e shkuar u bë i mundur dhe arrestimi i një tjetër bosi të organizatave kriminale, Edgar Valdez, që njihej si “Barbi” dhe me sa bëhet e ditur ai ishte një ndër miqtë më të afërt të Arturo Beltran Leyva.
r.b/NOA