Prishtinë, 13 shtator, NOA – Një trup i varur i pajetë i cili është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një shtëpi në ndërtim e sipër, tek lagjia “Bregu i Diellit” në qytetin e Prishtinës.
Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Kosovës, sipas të cilave, viktima ende nuk është identifikuar.
Ndërkaq, njësitë patrulluese kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor të mjekësisë ligjore, i cili ka konstatuar se trupi i pajetë dyshohet se është i moshës 30-35 vjeç.
Personi në fjalë, ka të veshur një palë pantallona xhinse dhe një bluzë me ngjyrë të zezë.
Nga verifikimi i policisë është vërejtur nga fytyra se është biond me disa fije të thinjura të flokëve, i dobët për nga pesha dhe me një gjatësi mesatare.
n.e/NOA