English

Julia Roberts, asnjë dyshim mbi lidhjen me Daniel Moder

SHBA, 14 shtator NOA - Daniel Moder është partneri i saj ideal dhe për këtë fakt Julia Roberts nuk ka asnjë dyshim.

Në lidhjen e saj martesore me kameramanin ajo tashmë ka tre fëmijë, dy binjakë pesë vjeç, Hazel dhe Phinnaeus dhe Henry, 3 vjeç.

“Ai është çka kërkoj tek një mashkull, është inteligjent dhe nuk më zhgënjen kurrë”, - deklaroi aktorja për Style. Pa ndihmën e Daniel aktorja ka pohuar se nuk do të ishte e gatshme për të pranuar shumë role në filma.

Moder me sa duket është tepër i gatshëm të marri të gjitha përgjegjësitë në momentin që Roberts është e impenjuar në profesioni e saj.

“Shumë herë të gjithë më pyesin se si arrij që të vazhdoj me sukses si jetën time familjare ashtu dhe atë profesionale. Mund të pohoj se ajo çka ma lehtëson këtë fakt në krahasim me të tjerët është se kam një mbështetje mjaft të mrekullueshme nga partneri”, - shtoi aktorja.

“Nuk ekziston asnjë sekret për një martesë të suksesshme, asnjë magji. Mund të them vetëm se kam qenë me fat që kam gjetur një person kaq të duhur. Kemi një lidhje të bazuar në dashuri dhe respekti është reciprok”, - përfundoi 42 vjeçarja Julia Roberts. r.b/NOA

KOMENTE