English

Kryeministri Berisha: I pranoj propozimet për ndryshime të aleatit LSI

Tiranë, 13 shtator, NOA – Pas propozimeve për ndryshime në qeveri të bëra nga aletati i koalicionit qeveritar Lëvizja Socialiste për Integrim, kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke deklaruar se i pranon tërësisht propozimet e aletatit të tij.

Kryeministri Berisha theksoi se vetë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta kishte folur me të që më parë për ndryshime në qeveri.

Sipas zotit Berisha, zëvendëskryeministri Meta i kishte kërkuar ndryshimet në qeveri dhe largimin e tij nga posti i ministrit të Jashtëm, pasi donte të qëndronte më pranë partisë së tij.

Duke mbrojtur ndryshimet e propozuara, shefi i Ekzekutivit ka mbrojtur punën e ministrit aktual të Ekonomisë, Dritan Prifti, duke theksuar se reformat ekonomike përparuan edhe më tej gjatë drejtimit të dikasterit nga ana e tij.

Në vend të ministrit Prifti, LSI ka propozuar të vendoset ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

Ndërsa në postin e Metës të vendoset nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Më tej zoti Berisha ka deklaruar se partia e tij nuk do të propozojë ndryshime në qeveri, duke nënkuptuar se ministrat e PD-së do të qëndrojnë të palëvizur në postet e tyre respektive. Vijon...

mit/NOA
KOMENTE