English

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 13 shtator, NOA - Bregdeti dhe zona e ulët, ditën e nesërme 14 shtator 2010, do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërkohë që zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vranesira dhe shira te rrembyeshem. Problematike ne keto zona do te jene edhe stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe. Po ashtu me vranesira dhe shira do te jene ishujt britanike, Europa verilindore si dhe gadishulli i Skandinavise sidomos ne pjesen e pare te dites.

Ndersa Europa Jugperendimore si dhe qendra e kontinentit europian do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira te herepashereshme.

Europa

Europa Perendimore dhe zona e Alpeve te Europes do te karakterizohen nga vranesira te shoqeruara me rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere. Po ashtu, veriu i gadishullit Skandinav do te mbetet me vranesira dhe shira te dendur.

Moti i kthjellet do te dominoje Europen Lindore dhe nje pjese te Europes Qendrore. Po ashtu me kthjellime do te mbetet pjesa me e madhe e jugut te kontinentit Europian.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia alarmon shira te konsiderueshem dhe stuhi me rrufe;

Ballkani verior do te mbetet me ere te forte dhe shira te dendur.

Greqia rrezikohen nga era e forte dhe shkarkesa me rrufe.

n.e/NOA

KOMENTE