English

Kush është Edmond Haxhinasto, ministri i ri i Jashtëm me ikjen e Metës

Tiranë, 13 shtator 2010 NOA - Edmond Haxhinasto mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori Filologji në vitin 1989. Në vitin 1996 kreu studimet për Nivele Ekzekutive të Administrimit të Biznesit në Slloveni.

Në vitin 2000 mbaroi studimet Master në Politika Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Udrou Uillson në Universitetin e Princtonit, SHBA.

Edmond Haxhinasto ka punuar në pozicione të ndryshme në administratën e lartë shtetërore, midis të cilave: Shef i Marrëdhënieve me Jashtë më Parlamentin shqiptar, Drejtues i departamentit të Koordinimit në Kryeministri, Këshilltar diplomatik i Kryeministrit, i ngarkuar me Punë i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shef Kabineti në Ministrinë e Jashtme, dhe së fundmi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transporteve.

Në angazhimin e tij politik në LSI, Edmond Haxhinasto ka qenë Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë, Kryetar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe Zëvendës-Kryetar I LSI-së.

e.r/NOA

KOMENTE