English

LSI: Ministri Meta të drejtojë METE-n në vend të Dritan Priftit

Tiranë, 13 shtator, NOA – Pas akuzave të opozitës drejtuar ministrit të Ekonomisë, Turizmit dhe Energjitikës, Dritan Prifti, kryesia e kësaj partie ka propozuar largimin e ministrit Prifti nga qeveria dhe propozimin për vendosjen në vend të tij të ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

Në një konferencë për mediat, këtë vendim e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cili tha se me zotin Prifti ka diskutuar kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Sekretari Rama konfirmoi se zëvendëskryeministri Ilir Meta ka kërkuar të drejtojë ministrinë e Ekonomisë.

Luan Rama bëri të ditur se kryesia e LSI-së ka propozuar që në postin e ministrit të Jashtëm të vendoset një tjetër përfaqësues i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Sipas Ramës propozimet për ndryshimet në qeveri janë marrë në unanimitet në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Vijon....

mit/NOA
KOMENTE