English

Macja lind me shkrimin “mace” në trup

Angli, 14 Shtator, NOA- Macja që shihni ne foto është vetëm 10 javësh dhe quhet Polly.

Në shikim të parë duket një mace e zakonshme, por ajo ka një karakteristikë që e bën atë të veçantë për shkak të një kombinimi absurd mbi gëzofin e saj, ku shkruhet fjala "cat" që në anglisht do të thotë "mace".

Gary dhe Joan Marsh, nga Newcastle, e kanë blerë macen në një dyqan kafshësh, por 3 ditët e para nuk e kanë vu re një gjë të tillë.

"Ne e kemi lexuar shkrimin vetëm pas tri ditësh, ndërsa shikonim njollat e saj simetrike - thotë Joan - "Kur ti e di këtë, shkrimi është i dukshëm një kilometër larg”.

a.e/NOA

KOMENTE