Brukel, 13 shtator, NOA – Sot gjatë mbledhjes në Komitetin për Çështjet e Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, ishte e pranishme edhe komisionerja Cecilia Malmström, e cila ishte ftuar për të raportuar për politikat e brendshme të drejtësisë dhe sigurisë për BE-në.
Gjatë raportimit, komisionerja Malmström shtoi se Komisioni po punon edhe për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve mbi përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave, Malmström shpjegoi se nëse në shtator Komisioni Evropian ka dhënë një “Po” provizore, sot mund ta themi me siguri se kemi një “Po” reale për të hapur dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
“Kjo, -u shpreh Malmström, - reflektohet edhe në raportin e Komisionit që tashmë gjendet në zyrat e eurodeputetëve”.
n.e/NOA