Tiranë, 13 shtator, NOA - Dita e parë e javës që nis sot, pritet të jetë nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonen e ulet deri ne oret e mesditës kur priten shtim te vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afatshkurtër.
Më poshtë vijon parashikimi i detajuar i motit që mundësohet nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik, MeteoAlb:
Sa i përket temperaturave, gjatë ditës së nesërme në Shqipëri më e ulëta do të jetë 8 gradë Celsius në Korçë dhe më e larta, 26 gradë në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, e Sarandë.
Në Kosovë, Prishtina nesër do të ketë 13 gradë Celsius temperaturën më të ulët dhe 23 më të lartën. Në Evropë, temperatura më e ulët do të jetë 9 gradë në Paris dhe më e larta, 33 gradë Celsius në Spanjë.
n.e/NOA