English

Përshëndetet epilogu i referendumit në Turqi, fitoi Qeveria (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë përshëndetur rezultatet e referendumit në Turqi.

Presidenti Barak Obama e ka thirrur kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe i ka uruar atij referendumin. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama ka thënë se referendumi “ka treguar forcën e demokracisë së Turqisë, siç është reflektuar edhe në daljen” në referendum. Komisioni Evropian tha se reformat “janë hap në drejtim të duhur”. Rezultatet preliminare tregojnë se 58 % votuan për reformat kushtetuese. Dalja ishte 77 %. Kryeministri Erdogan i mirëpriti rezultatet duke thënë se “fitues është demokracia turke”. “Dymbëdhjetë shtatori do të hyjë në histori si pikë kthese në demokracinë e Turqisë. Ju gjithmonë do të mbaheni mend për këtë, ne gjithmonë do të kujtohemi për këtë. Kjo datë ka kthyer një faqe të ndritur me këtë referendum, ka vënë një gurthemel për demokracinë dhe hoqi qafe negativizmin”, tha Erdogan. Kryeministri turk tha se vota për ndryshimet kushtetuese ishte rezultat i aspiratës së turqve për demokraci. Në reagimin e parë nga Berlini, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele e mirëpriti rezultatin e referendumit, duke shtuar se Turqia është partner i rëndësishëm për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin global. “Ne e mirëpresim rezultatin e referendumit kushtetues në Turqi. Kjo është shenjë se Turqia është plotësisht e vendosur të vazhdojë procesin e reformave të brendshme. Kjo gjithashtu tregon se sytë e Turqisë janë drejtuar kah Evropa”. “Ne i mbështesim këto forca që duan t’i çojnë përpara reformat e brendshme, sepse e dimë se Turqia është partner i rëndësishëm jo vetëm për çështjet ekonomike, por edhe për sigurinë dhe bashkëpunimin global”, tha Vestervele. Kundërshtarët e referendumit kanë shqetësime se ndryshimet kushtetuese mund ta forcojnë Partinë e Drejtësisë të Erdoganit, e cila ka origjinën në politikën islamike. RFE

{youtube}T2VW3sinTkc{/youtube}

KOMENTE