English

Prek linjën e tensionit të lartë me kallamin e peshkimit, vdes 28-vjeçari

Lezhë, 13 shtator, NOA – Një aksident fatal me pasojë vdekjen ka qenë ai i shkaktuar nga një kallam peshkimi ndaj një 28-vjeçari që duke e mbajtur në dorë atë, ka prekur pa dashje një linjë te tensionit të lartë.

Ngjarja e rëndë konfirmohet nga burimet policore të Lezhës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, ajo ka ndodhur rreth orëve të pasdites së djeshme, në fshatin Grykë Lumi.

Mësohet se ka qenë 28-vjeçari Alket Bushi, i cili ka rënë në kontakt me telin e linjës së tensionit të lartë, me banim në fshatin Rrilë të Lezhës.

Në lidhje me ngjarjen, u kryen veprimet e para proceduriale e hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e kufomës dhe u mor deklarimi i shtetasit Gj.T i cili në momentin e aksidentit ka qenë afër vendit të ngjarjes.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një kallam karboni i cili shërben për gjueti peshku, i ndarë në dy pjesë, nga i cili ka gjetur vdekjen Alket Bushi, si pasojë e kontaktit me telin e linjës së tensionit të lartë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Lezhës si ngjarje aksidentale.

n.e/NOA

KOMENTE