Vlorë, 13 shtator, NOA - Këtë fundjavë u mbajt në Vlorë, konferenca vjetore “Free Softuare in Balkans, një konferencë që mbledh zhvillues dhe promovues të free softuare nga e gjithë bota.
Me free dhe open source softuare, nënkuptojmë softuare që nuk i përket një kompanie të veçane, po një komuniteti i cili me punën e përbashkët dhe krijimtarinë e anëtarëve të tij, i sjell botës alternativa softuarësh që këto dekadat e fundit kanë shkaktuar revolucionin më të rëndësishëm të teknologjisë së informacionit.
Mund të përmendim disa projekte të kësaj natyre si Linux, MySQL, Uikipedia, Apache, OpenOffice etj.
Sikurse u shpreh dhe prof. Peter H. Salus (Canada, PHD NYU), janë pikërisht vendet në zhvillim si Shqipëria, që mund të përfitojnë më shumë nga free softuare, pasi kjo i ndihmon në dy mënyra.
Së pari, u jep mundësinë që të informatizojnë vendin pa kosto financiare dhe çliron aftësitë krijuese të të rinjve që janë entuziastë për teknologjitë e informacionit, dhe kështu i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të vendit.
n.e/NOA