English

Robotët shoqërorë, pas Francës tashmë dhe në Itali

Itali, 14 shtator NOA - 58 centimetër i gjatë, sy të rrumbullakët që shndrisin dhe një gojë mjaft të vogël. Bëhet fjalë për Nao, një robot i vogël, i cili është krijuar për shoqëri dhe i realizuar në Francë.

Nao shumë shpejt mund të gjejë “vend pune” dhe në Itali si një robot shoqëror për fëmijët që janë të shtruar në spitale.

Kështu ai u prezantua ditën e sotme në Viareggio në konventën e Ro-Man 2010, të shkollës Sant’Anna në Piza.

Kështu njerëzit dhe robotët do të jenë gjithmonë e më pranë me kalimin e kohës, një fakt ky i cili mbështetet nga organizatorët e këtij eventi.

r.b/NOA

KOMENTE